Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80-të, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.
Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.
Simaku u zhvendos në SHBA dhe për vite me radhë nuk pati lajme për të, derisa një video e shpërndarë së fundmi nga gazetari Blendi Fevziu ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale.
Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.