Nutricionistja e njohur Diola Dosti po jeton dashurinë e saj me biznesmenin Erolld Belegu prej disa muajsh. Së fundmi ajo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit se mund të jetë shtatzanë.
Në një foto të postuar në Instagram Diola e mban dorën tek barku dhe shkruan:
“Kur dikush ju sjell paqe, respekt, vlerësim dhe mirëkuptim të plotë – kjo është dashuria, kjo është dashuria, kjo është dashuria…”, teksa shfaqen tejet të lumtur së bashku.Ndërsa komentuesit nuk kanë nguruar ta urojnë për një shtatzani.