Jay-Z, një reper 55-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter, është akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare në vitin 2000, sipas NBC News. Incidenti thuhet se u bë edhe nga Sean Diddy Combs.
Në një padi të ngritur të dielën, paditësi anonim tha se sulmi ndodhi pasi shoferi e çoi atë në një festë të MTV Video Music Awards.
Padia u ngrit nga Tony Buzbee, një avokat i Teksasit, i cili nuk pranoi të komentonte mbi akuzat. Nga ana tjetër, Jay-Z i cilësoi akuzat “idiotike” dhe akuzoi avokatin për sjellje joprofesionale./