Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ka publikuar këngët pjesëmarrëse të edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës.
Në mesin e artistëve pjesëmarrës, këtë vit në garë është edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila garon me këngën “Karnaval”.
Fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, për të 20 vitin me radhë, do të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Basel të Zvicrës.
Këngëtarja Elvana Gjata, e cila është emri më i përfolur për të përfaqësuar kombin shqiptar në garën e madhe të muzikës në Evropë, ka zgjedhur një këngë me ritme latine për të qenë pjesë e garës kombëtare.