E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka folur për kthimin në formë pas shtatzënisë.
Teksa hodhi poshtë aludimet në rrjet, Xhensila zbuloi se gjatë shtatzënisë shtoi vetëm 8 kilogramë, falë një stili jetese të shëndetshme dhe aktivitetit fizik të rregullt.
“Gjatë shtatzënisë mora 8 kg. Më ka ndihmuar shumë edhe ecja çdo ditë. Kam ngrënë shëndetshëm. Unë nuk ha shumë sasi,” tha ajo.
Pas lindjes së djalit, këngëtarja përjetoi një rënie drastike në peshë, duke humbur 10 kilogramë brenda një muaji. Megjithatë, ajo e përshkroi këtë periudhë si emocionalisht të vështirë. “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë psikologjike,” pranoi Xhensila.