Aktori Olsi Bylyku, i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tij me gazetaren e njohur, Denada Lura, pas ndarjes nga Egli Tako.
Edhe pse aktori është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre ka zbuluar se ai dhe Enada janë bashkë.
Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Modelja ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Enada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.
Siç shihet edhe në foto, krahas urimit për lindjen e Neas, në fund të kartolinës shkruhet: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”
Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë.