Futbollisti i famshëm Ronaldinho do të bëhet gjysh. E dashura e djalit të tij Joao Mendes (19), njoftoi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.
25-vjeçarja Giovanna Buscacio, e cila jeton me 19-vjeçarin Joao në Manchester, njoftoi në rrjetet sociale se tashmë është 16 javë shtatzënë.
Joao është në një lidhje me Giovanna-n prej më shumë se dy vitesh dhe shpesh herë në rrjetet sociale postojnë foto nga aventurat e tyre në Angli. Giovanna është motra e aktores Guillia Buscacio.
Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, ende nuk e ka komentuar lajmin që do të bëhet gjysh.