Edona James është padyshim personazhi më i spikatur i BBVK2.
Ndonëse ajo nuk ia doli të ishte fituese e edicionit të dytë të BBV në Kosovë, ajo u kthye në personazhin më viral të rrjeteve sociale. Edona ka arritur të hipnotizojë fansat me personalitetin e saj karizmatik dhe ngjarjet e saj të jashtëzakonshme në shtëpinë e ‘Big Brother’.
Duket se Edonën tashmë mund ta shohim si banore të edicionit të katërt të BBV në Shqipëri, të paktën kjo po aludohet pas një komenti të saj në faqen zyrtare të tij. Komentet dhe emoji-t që ajo ka shpërndarë kanë ngjallur kureshtje dhe spekulacione mes ndjekësve.