Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia kontrollonte ambientet e shkollës.
Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënime për vënie të bombave dolën të jenë të rreme.
Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.