Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta e Rusisë me vendin e tij mund të përfundojë vitin e ardhshëm.
Zelensku deklaroi se është në pritje të propozimeve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit, shkruan CNN.
“Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta … kur Rusia dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Kur Amerika ka një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global është në anën e Ukrainës dhe në anën e përfundimit të luftës”, tha Zelensky në një konferencë për sigurinë ushqimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform.