Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

15. Juni 2025

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

15. Juni 2025

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

15. Juni 2025

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

15. Juni 2025

Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

15. Juni 2025

Trump kërcënon Teheranin: Nëse Irani sul’mon SHBA-në, përgjigja do të jetë e paparë

15. Juni 2025

„Verës thyhen rregullat’, Butrin Imeri nuk i reziston këtij ushqimi

15. Juni 2025

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

15. Juni 2025

Kjo është e dashur e re VIP e Meriton Mjekiqit? Tradhtia shkak i ndarjes me Ilnisën

15. Juni 2025

Kapet me armë pa leje në qendër të Pejës, arrestohet një person

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Zbulohet data e shumëpritur/ Ja kur do të nisë ‘BBV Albania’, kush janë emrat e rinj ‘VIP’ që përfliten si konkurrentë
Ballina

Zbulohet data e shumëpritur/ Ja kur do të nisë ‘BBV Albania’, kush janë emrat e rinj ‘VIP’ që përfliten si konkurrentë

23. November 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kur mungon më pak se 1 muaj nga nisja e “Big Brother”, emrat të tjerë janë duke qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë. Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të tjerë emra qarkullojnë në rrjet.

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi rrëfen në podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij. Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

“E kam pasur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë”, u shpreh Albi Lushi. Duket se tashmë poeti romantik pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje. Ditët e fundit ajo është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista. Ndoshta ndër rastet e rralla që ajo flet për jetën private, duke dashur kështu të shpërndajë me ndjekësit e saj edhe detaje nga jeta sentimentale.

E nëse do të jetë pjesë e “Big Brother”, jemi të sigurt që më të shpeshta do të jenë historitë e jetës së Albëries. Me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen” nuk la shumë mbresa, por jashtë këtij formati, Alba është përpjekur fort që të jetë përherë në qendër të vëmendjes. Edhe emri i Alba Pollozhanit është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Pak kohë më parë, Alba shkaktoi shumë polemika me deklaratën e saj. Ajo u shpreh e ftuar në emision se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvunë nga të ftuarit. Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët.

“Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si çdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman”.

Veç emrave që deri më tani janë mësuar, të tjerë dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”. E njohur në rrjetet sociale, duket se Renne është gati që këtë vit ta provojë vetë eksperiencën e “Big Brother”. Blogerja ka folur pak kohë më parë, për mundësinë e këtij hapi në karrierën e saj.

Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe “showbiz”-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë, thotë që nëse do hynte, kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

Një tjetër emër që përflitet si një ndër banoret është edhe moderatorja Atalanta Kërçyku. Pas eksperiencës së saj si moderatore dhe pjesë e “Dancing with the Stars”, duket se edhe Atalanta e ka marrë tashmë një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother”. Deri më tani, vetë moderatorja ka zgjedhur që të mos flasë rreth hyrjes së saj në këtë format, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se në fakt, ftesës i është përgjigjur në mënyrë pozitive.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

BBVA
Share. Facebook
Previous ArticleReagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Next Article Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Të gatshëm të luftojmë Rusinë menjëherë nëse …

Related Posts

Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

15. Juni 2025

„Verës thyhen rregullat’, Butrin Imeri nuk i reziston këtij ushqimi

15. Juni 2025

Kjo është e dashur e re VIP e Meriton Mjekiqit? Tradhtia shkak i ndarjes me Ilnisën

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

Read More

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

Read More

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

Read More

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.