Reperi kanadez Drake ka humbur 355 mijë dollarë pasi vendosi një bast për fitoren e legjendës së boksit, Mike Tyson, kundër youtuber-it dhe boksierit Jake Paul. Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha në ngjarje sportive, por shpesh ka përfunduar duke humbur. Pas disfatës së Tyson, komentet ironike nga ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke e fajësuar reperin për “mallkimin” e Tyson-it.
Drake është i famshëm për vendosjen e bastëve të mëdha në ngjarje të rëndësishme boksistike dhe MMA, por shumë menduan se ai kishte harruar të vendoste bastin për përballjen Paul vs Tyson. Pas një vonese, Drake postoi në Instagram duke zbuluar se kishte mbështetur Tyson, duke vendosur 355,000 dollarë për fitoren e tij. Nëse Tyson do të kishte fituar me nokaut, ose vendim, Drake do të kishte përfituar mbi një milion dollarë. Megjithatë, Tyson nuk ia doli, dhe Jake Paul doli fitues pas tetë raundeve.