Një deklaratë e çuditshme është dhënë mbrëmë nga opinionisti, Milaim Zeka. Ai la të nënkuptohet se brenda banorët përdorin lëndë narkotike.
“Kur t’i mushni huntë e të pijaveni futjani gjumë, mos dilni para familjarëve”, deklaroi ai.
Por, që dyshimet për përdorimin e lëndëve narkotike nga banorët janë forcuar. Drenusha dhe Bay T janë kapur teksa diskutonin, se si Besforti është nën ndikim.
“Mendoj që ai është nën ndikimin e këtyre seneve”, tha Bay T.
Madje, Drenusha në bisedë të sipër përmend “tri lloje ishin”, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se bëhet fjalë për drogë.
“I kanë lënë dje qatu, i kanë harru, ishin tre lloje.Tani thash që ku i paskan la, më duket më kanë dëgjuar, sepse tash po e thërrasin brenda”, tha Drenusha.
Ndërkohë Bay T, u dëgjua duke thënë se “Qata e thirrin nenstop”.