Reperi i famshëm shqiptar, Rigels Rajku, nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtete të Bashkuara të Amerikës të premten.
Shkak është bërë urdhërarresti që rëndon ndaj tij, i lëshuar nga autoritetet kosovare.
Reperi Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare nën dyshimin për rrahjen e Medi Isenit, një personazhi të njohur në platformën Tik-Tok.
Noizy, ka provuar që të udhëtojë për në SHBA nga Greqia, por është kthyer prapa pasi që ka një rast penal në Kosovë, kanë thënë burime të Paparacit.
I dyshuar për përfshirjen në sulmin brutal fizik ndaj Medi Isenit, më 2 gusht të këtij viti në Pejë, Noizy ishte arratisur nga Kosova për t’u arrestuar në Shqipëri pesë ditë më vonë.