Protagonisti i serialit “Baywatch” ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Parkinson.
Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2006 në moshën 50-vjeçare.
Newman ishte i vetmi aktor i “Baywatch”-it që kishte punuar si rojë shpëtimi në jetën reale. Ai u shfaq në 150 episode të serialit, më së shumti nga kushdo tjetër përveç David Hasselhoff-it.
“Kjo sëmundje më ka dhënë shumë kohë për të menduar, gjë që ndoshta nuk e kam dashur, por më ka sjellë mençuri”, tha Newman në gusht.
“Trupi im ka ndryshuar aq ngadalë saqë mezi e vërej, megjithatë më kujtohet vazhdimisht se Parkinson tani është bërë qendra e jetës sime”, shtoi ai.
Neëman tha gjithashtu: “I dua ditët kur jem në këtë tokë me familjen dhe miqtë e mi. Unë e marr jetën seriozisht“.