Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Kryemadhi flet për marrëdhënien me Metën: E kam dashur dhe e dua, mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën
Ballina

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Metën: E kam dashur dhe e dua, mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën

22. Oktober 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur sot hapur para gazetarëve pas arrestimit të ish bashkëshortit të saj, Ilir Meta, dhe ka ndarë edhe ndjesi personale. Ajo deklaroi se divorcin me Metën nuk e kishte menduar kurrë dhe se e do sërish.

Kryemadhi deklaroi se nuk bëhet fjalë për rikthimin, por tek ajo se si ndihesh. Madje ajo theksoi se në një moshë të re do e kishte vrarë veten për Ilir Metën, por se tani do e vriste për fëmijët.

“Do takohemi prapë, por e kisha për t’ju orientuar më shumë, është 167 faqe. Ka ripërsëritje pafund. Ajo do sistemuar nga ana ligjore dhe logjike. Për hir të së vërtetës ju jam mirënjohëse sepse më keni dhënë mundësi të shprehem. Që të jemi të sinqertë çdo gjë e kam menduar, por divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kryemadhi.

Unë e kam dashur dhe e dua, s’ka rëndësi çfarë bën. Është babai i fëmijëve të mi. Më ka lënë të jem vetvetja, por kur një gjë mbaron, mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo se si ndihesh. Prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët. Në një moshë të re mund të vrisja veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët. Ilir Meta është një politikan patriot. Kur të përfundojnë paratë tona në bankat e Serbisë dhe të mos kemi para as për rrogat do dalin fjalët e Ilir Metës. Diagnostikimet për politikën shqiptare, Ilir Metës i kanë dalë gjithnjë”, tha Kryemadhi.

Monika doli në një konferencë për shtyp pas arrestimin të Ilir Metës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Me të njëjtat akuza, Kryemadhi ka marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave. Dyshimet përfshijnë edhe kallëzime për shpenzime të paligjshme, përfshirë ndërhyrjet estetike jashtë vendit nga anëtarë të familjes së tij.

Në të kaluarën e tij, Meta ka mbajtur pozicionet më kyçe në shtetin shqiptar, duke përfshirë detyrat e Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës. Arrestimi i tij shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Marrëdhëniet e Meta-s me SPAK kanë qenë të tensionuara. Ai ka pasur përplasje publike me kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar strukturën për manipulime politike dhe zbatim urdhrash nga kryeministri aktual, Edi Rama.

Meta ka paraqitur deklarime në SPAK për disa çështje, përfshirë ato që lidhen me mosdeklarimin e pasurisë dhe korrupsionin. Ndërkohë, shoqëria shqiptare pret një konfirmim zyrtar nga SPAK për akuzat e sakta që rëndojnë mbi të.

 

Monika Kryemadhi
Share. Facebook
Previous ArticleModeratorja sjell në jetë vajzën, Kiara i bën dedikim të ëmbël: “Kush e kishte menduar…”
Next Article Reagon Tayna pasi lopët e një ferme në Kosovë dëgjojnë atë për t’u qetësuar

Related Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.