Ekspertët theksojnë se në rast se hasni një gjarpër, nuk duhet ta prekni kurrë.
Por çka nëse iu kafshon një gjarpër?
Në rast kafshimi të padëshiruar nga gjarpri, rekomandohet: telefononi menjëherë urgjencën, pushoni, imobilizoni ekstremitetin ku ka ndodhur pickimi (që ngadalëson përhapjen e toksinës në organizëm) dhe transporti sa më shpejt në institucionin mjekësor.
Në të njëjtën kohë, nuk duhet të vendosni fashë në gjymtyrën e kafshuar, të preni një plagë, të thithni helm ose të vendosni akull në vendin e pickimit.