Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Pse Italia dhe Franca po përgatiten për luftë… për shkak të “Emily in Paris”
Ballina

Pse Italia dhe Franca po përgatiten për luftë… për shkak të “Emily in Paris”

19. Oktober 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

I tallur nga kritikët, por i adhuruar nga fansat, seriali i suksesshëm i Netflix, “Emily in Paris” është bërë subjekt i një përplasjeje “diplomatike”, shkruan “The Telegraph”.

Franca dhe Italia janë armiqtë më të mirë që grinden për ushqimin, futbollin, modën, për të mos përmendur pse Mona Lisa është në posedim të Luvrit, e jo në një muze në Romë.

Tani një “luftë” e re ka nisur dhe ka të bëjë pikërisht me “Emily in Paris”.

Për ata që nuk e dinë, “Emily in Paris” është një serial mbi Emily, një amerikane që jeton në kryeqytetin francez, derisa lundron mbi jetën, punën, romancën, në të njëjtën kohë, duke u veshur me rroba jashtëzakonisht të modës së lartë.

Përderisa ka shumë gjëra që i lidhin francezët dhe italianët, ka edhe dallime të mprehta. Siç ka thënë poeti dhe dramaturgu Jean Cocteau: “Francezët janë italianë me humor të keq”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri një deklaratë shumë të komentuar javën që shkoi, kur u zemërua me faktin se në sezonin e katërt dhe më të fundit të serialit, Emily u transportua në korsitë e mbuluara me kalldrëm të Romës.

Shumë njerëz janë të irrituar nga paraqitja jorealiste e Romës, në serial. Përfshirë “Fontana di Trevi” pa turma njerëzish. (Foto: Netflix)

Kreatorët e serialit kanë thënë se në sezonin e pestë, menaxherja e marketingut nga Chicago do të kalojë më shumë kohë në “Qytetin e Përjetshëm”, zbulim ky që s’e ka lënë shumë të lumtur presidentin Macron.

“Do të luftojmë fuqishëm” – i ka thënë Macron revistës Variety. “Dhe do t’u kërkojmë atyre që të qëndrojnë në Paris”.

“Emily in Paris është super pozitiv në terme të tërheqjes së qytetit. Është një iniciativë shumë e mirë”.

Macron këtu nuk po fliste vetëm si një lider që po promovonte Parisin, kryeqytetin e shtetit të tij, por edhe si një bashkëshort krenar.

Bashkëshortja e tij, Brigitte, u paraqit shkurt në sezonin e katërt të serialit, ku në një skenë, ajo dhe Emily takohen në një restaurant dhe tregon se e ndjek Emilyn në Instagram.

“Isha shumë krenar, dhe ajo ishte shumë e lumtur ta bëjë këtë.” – ka thënë Macron. Kur u pyet se a u ftua edhe ai që të paraqitet në serial, presidenti francez tha me shaka: “Jam shumë më pak tërheqës se Brigitte”.

Netflix
Share. Facebook
Previous ArticleShërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez
Next Article Gjykatësja hodhi poshtë provat për sulm, reagon ashpër Klea Prenga

Related Posts

‘Ke 24 orë kohë…’, gazetari Kron Sadikaj nxjerr mesazhet kërcënuese nga familjarët e Klodit

9. Februar 2026

Ja çfarë pëlqejnë djemtë të veshë e dashura tyre në shtrat

9. Februar 2026

I propozoi martesë partnerit në publik – rri’het keq referi gjerman

9. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.