Mbrëmjen e djeshme Graciano Tagani ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka bërë një rrëfim mjaft të sinqertë për jetën e tij profesionale dhe personale.
Aulona Musta ka pyetur Gracianon për krizën që u përfol me Argjirën teksa u rifut për herë të dytë në BB VIP. Graciano ka treguar se kanë pasur një krizë, pasi ai kishte probleme me veten e tij sepse mendonte që nuk ja kishte dalë dhe pati një crash me trurin e tij ku nuk e kishte mendjen as tek marrëdhënia as tek vetja, por vetëm tek BB.
Më tej ai ka treguar se Gjira nuk ishte dakord me hyrjen e tij të dytë dhe ai u fut pa e dëgjuar, ndonse ajo ka qenë gjithmonë suportuese.