Reperi Sean Diddy Combs mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit të tij. Muzikanti u arrestua, më 17 shtator dhe akuzohet për shantazh, trafik qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual dhe vepra penale që lidhen me prostitucionin.
Së fundmi, ekipi i tij ligjor ka aplikuar për të tretën herë për lirim me kusht, gjë që u refuzua nga gjyqtari. Kështu, Diddy do të presë gjyqin e tij, i cili është caktuar për 5 maj 2025, në paraburgim.
Gjyqi i tij do të zhvillohet në të njëjtën ditë me Met Gala-n e këtij viti, ku ai ka qenë disa herë i ftuar.