Këngëtarja shqiptare, Remzije Osmani, pas dy vitesh i ka lënë anash hatërmbetjet me gazetarin Butrint Pasjaqa.
Remzija kishte realizuar një intervistë ku ka shprehur paknaqësite me kolegën e saj Mihrijë Braha, ku kjo e fundit nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit të saj.
“Nuk e di pse Mihrije Braha nuk më ka ftuar në fejesë të djalit, unë e kam thirrë në dasmë të djalit tim”, pati deklaruar Remzija.
Kjo intervistë është bërë virale duke u komentuar shumë në rrjetet sociale, ku është bërë shkak për prishjen e raporteve të këngëtares me gazetarin.