Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Drilon Rama tregon muskujt

11. May 2025

Kutitë e votimit barten me gomar në Shqipëri

11. May 2025

Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

11. May 2025

Ronela thotë se do qani shumë me këngën e saj dhe të Bardhit

11. May 2025

Vuthaj i jep lamtumirën Isufit: “Trashëgimia jote le të jetojë”

11. May 2025

Tërmet në Mal të Zi

11. May 2025

Dua Lipa i kërkon kryeministrit britanik mbrojtje nga inteligjenca artificiale

11. May 2025

Olta ëndërron të ketë një vajzë: Unë jam gati, por…

11. May 2025

Alby me këtë imazh e konfirmon se po bëhet nënë për herë të dytë

11. May 2025

Gresa tregon arsyen e hidhërimit me Vullnetin: Më ka tradhëtuar…

11. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Dënohet me 1 vit burgim këngëtari Luiz Ejlli
Ballina

Dënohet me 1 vit burgim këngëtari Luiz Ejlli

10. October 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, për falsifikim dokumentesh.

Ejlli ka qenë dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

Sipas njoftimit të Gjykatës, këngëtari gjatë kohës që ishte noter ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.

Bashkë me artistin është dënuar me 18 vite burg edhe shtetasi Fatmir Avdurrahmani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsfikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;

-Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme.

240

Luiz Ejlli
Share. Facebook
Previous ArticleTaulant Xhaka: I thashë Granitit të mos luajë kundër Serbisë
Next Article Lei Kraja shpreh pakënaqësinë ndaj Bardhit: “Nuk e kuptoj pse e bëri”

Related Posts

Voton Luiz Ejlli: Na e lyejnë gishtin me bojë, po…

11. May 2025

Kurti as sot s’u përgjigjet mediave për votat e konstituimit

5. May 2025

Kiara dhe Luizi publikojnë momente nga festa e ditëlindjes së parë të vajzës së tyre

4. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Drilon Rama tregon muskujt

Read More

Kutitë e votimit barten me gomar në Shqipëri

Read More

Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

Read More

Ronela thotë se do qani shumë me këngën e saj dhe të Bardhit

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.