Faqja Holafly ka identifikuar aplikacionet që harxhojnë më shumë internet kur nuk jeni të lidhur me Wi-Fi. Aplikacioni My Data Manager është përdorur për të testuar aplikacionet, dhe testi është kryer në një iPhone 15 Pro Max me iOS dhe një telefon Xiaomi Redmi 9 me Android.
Skip Ad
Advertisement
Gjatë testimit të secilit aplikacion, fillimisht u mbyllën të gjitha aplikacionet e tjera dhe u çaktivizua qasja në Wi-Fi, pas së cilës aplikacioni u hap dhe filloi matja. Aplikacioni u përdor për pesë minuta dhe të dhënat u regjistruan në raportin My Data Manager.
YouTube është aplikacioni që harxhon më shumë internet dhe konsumoi 193MB gjatë pesë minutave të përdorimit normal. Pas tij vjen SnapChati që pati 101MB e më pas Safari me 56MB.
Internet shpenzon shumë edhe Google Maps.