Kanadaja njoftoi të hënën se po u vendos 100% tarifa makinave të importuara të prodhimit kinez, duke arritur kështu nivelin e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveritë perëndimore thonë se subvencionimi nga Qeveria kineze i mundëson kompanive kineze një avantazh të padrejtë në treg.
Njoftimi u bë pas inkurajimit nga këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një takimi të dielën me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat kanadezë. Zoti Sullivan pritet të bëjë vizitën e tij të parë në Pekin të martën.
Kryeministri kanadez Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë gjithashtu 25% tarifa ndaj çelikut dhe aluminit kinez. “Aktorë si Kina ka zgjedhur t’i japë vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, tha ai.