Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar vendet turistike që vizitohen më së shumti.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka një rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar nga 23% në 42%,
Top pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë;
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë;
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë;
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë;
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë.