Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
“Rruga e dashurisë”, shtegu i veçantë në Itali rihapet 12 vite pas rrëshqitjes së dheut që zuri poshtë turistët
Lifestyle

“Rruga e dashurisë”, shtegu i veçantë në Itali rihapet 12 vite pas rrëshqitjes së dheut që zuri poshtë turistët

24. Juli 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Shtegu më romantik i Cinque Terre në Itali ka qenë i mbyllur për 12 vjet, por falë masave të reja të sigurisë ai do të rihapet për vizitorët. Shtegu i ecjes i quajtur me vend Via dell’Amore (Rruga e Dashurisë), do të rihapet, 12 vjet pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi në vendin 2012 dhe plagosi katër turistë australianë.

Shtegu 800 metra, i gdhendur mes shkëmbinjve të thepisur me pamje mahnitëse të detit, ka një histori 104-vjeçare dhe një të ardhme që varet në mënyrë thelbësore nga ruajtja e peizazheve bregdetare të Italisë. Përpara mbylljes së saj, rruga mahnitëse ishte një nga më të njohura e rrjetit 130 km të shtigjeve që përshkojnë “Pesë tokat” që i japin emrin Cinque Terre, shkruan Living.

Sot, Riomaggiore dhe Manarola, fshatrat e vendosura mbi shkëmbinj madhështorë me shtëpi njëra mbi tjetrën tërheqin miliona turistë ndërkombëtarë. Por fillimisht, ato ishin vendbanime të thjeshta fermerësh që lidheshim vetëm me një shteg mbi një majë të rrëpirë, aq e vështirë për t’u kaluar saqë komunikimi ishte i pakët dhe dy fshatrat e vegjël flisnin dialekte të ndryshme.

Ndërtimi i shtegut të ri filloi në vitin 1920 dhe përfundoi rreth 11 vjet më vonë. Me pamje nga perëndimi i diellit, nga deti dhe një peizazh shkëmbor dramatik, ky shteg i sheshtë, i lehtë për t’u përshkuar, shpejt u bë një zgjidhje ideale dhe praktike për një natë takimi mes çifteve. Më pas, dikush shkroi aty “Via dell’Amore” në murin e shkëmbit, duke i dhënë kështu shtegut emrin e tij romantik. Pesëdhjetë vjet më vonë, në vitet 1970, zyrtarët vendosën stola kushtuar figurave mitologjike të pasionit, nga Kupidi tek Erosi.

E vetmja pengesë ishte se Rruga e Dashurisë u ndërtua në një shpat mali të pjerrët dhe të shkatërruar, në një rajon, terreni i të cilit sjell rrëshqitje të shpeshta dheu. Tashmë pas 12 vitesh dhe një investimi 22 milionë euro, shtegu është bërë i aksesueshëm. Një maksimum prej 400 personash do të lejohen të kalojnë në shteg gjatë një ore, një politikë e re që synon kufizimin e mbipopullimit

Itali
Share. Facebook
Previous ArticleVdes në QKUK infermierja nga Malisheva, ishte shtatzënë
Next Article Rihanna me stil adoleshenteje në New York, ngre fundin dhe tregon gjithçka në mes të rrugës

Related Posts

Ja çfarë pëlqejnë djemtë të veshë e dashura tyre në shtrat

9. Februar 2026

I propozoi martesë partnerit në publik – rri’het keq referi gjerman

9. Februar 2026

Pse gënjejnë fëmijët? Zbuloni arsyet

5. Januar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.