Ka vdekur nëna e aktorit, Akin Akinzou, Ozlem Akinozu.
Ajo është varrosur dje. Aktori i njohur turk nuk mundi t’i ndalte lotët teksa nuk largohej nga arkivoli i nënës, duke qarë në mënyrë të pakontrolluar.
E ndjera po trajtohej për kancerin në një spital turk.
Akinozu postoi edhe një fotografi të nënës së tij të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Kam humbur besimin, humba dashurinë pa kushte, humba pafajësinë time. Kam humbur shpresën time. Kam humbur qëllimin tim. Kam humbur rrugën. Kam humbur ëndrrat e mija. Që tani e tutje, jeta ime do të jetë gjithmonë e hidhur dhe e paplotë për mua. E vetmja gjë që ka mbetur është malli im i pafund për ty”.