Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
I kërkoi divorcin, ja sa mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti
Botë

I kërkoi divorcin, ja sa mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti

23. Juli 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements
Gruaja e Sheikh Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum prej një viti dhe nëna e fëmijës së tij Sheikha Mahra, vajza e liderit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një postim në llogarinë e saj në Instagram njoftoi se ai është i pabesë pasi e tradhton me gra të tjera dhe duke shfrytëzuar të drejtën që i jepte ligji i Sheriatit, ajo u divorcua nga ai. Këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Instagram, ku shkaktoi habi tek të gjithë.

Edhe pse në Dubai, dhe veçanërisht për anëtarët e familjes mbretërore, nuk bëhen të ditura të dhëna për madhësinë e aseteve që zotërojnë, Sheikha Mahra, një influencuese, sipërmarrëse dhe filantrope e njohur Dubai, punon kryesisht si konsulente biznesi dhe për kompanitë e modës dhe pasuria e saj personale vlerësohet në rreth 300 milionë dollarë.

Shtojini kësaj edhe faktin që ajo ka akses – nëse e kërkon – në asetet e babait të saj, njësoj si 29 fëmijët e tjerë të tij, me ndryshimin se ajo duket se është fëmija e tij e preferuar, duke shijuar një stil jetese perëndimore, ndryshe nga vajzat e tjera të tij. Njeriu që princesha zgjodhi një vit më parë për t’u bashkuar jetës së saj, Sheikh Mana, ka një grup gjigant biznesi dhe industrial dhe është i përfshirë në shumë skema si GCI Real Estate Development Company, MM Group of Companies, Dubai Tech dhe AlBarada Trading. Pasuria e tij personale vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë, megjithëse vlerësimet më të besueshme janë ato që e vlerësojnë pasurinë e tij neto në rreth 6 miliardë dollarë.

Sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas pas divorcit?

Gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës që do të japë divorcin. Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është saktësisht në një marrëdhënie ideale, pasi paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje paramartesore që lejon burrin të marrë gra të tjera, kështu që burri mund të “justifikojë” tradhtinë duke thënë se do të martohet me të dashurën e tij.

Megjithatë, rasti që po shqyrtojmë tani është krejt ndryshe. Autoritetet zyrtare të Dubait po heshtin për këtë çështje. Zakonisht divorcet njoftohen fillimisht nga autoritetet, por Sheikha Mahra zgjodhi të “demaskonte” bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ai është “i zënë me gra të tjera”.

Duket se do ketë një dakordësi për të finalizuar ndarjen dhe kjo shenjë është në favor të princeshës. Me fjalë të tjera, marrëveshja paramartesore që kishin nënshkruar parashikonte ekskluzivitet për princeshën, ku së bashku me çdo dëshmi për pabesinë e Shehut, do të përfundojë keq për të.

Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një divorc gratë kanë të drejtë për mbështetje financiare të përjetshme nga ish-bashkëshortët e tyre, duke përfshirë një shumë të madhe dhe alimentacion për shpenzimet e jetesës, por edhe për shpenzimet e fëmijëve.

Gjykata vendos për shumat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si të ardhurat reale të burrit, nevojat financiare të gruas dhe duke siguruar që gruaja të ruajë të njëjtin standard jetese që gëzonte gjatë martesës.

Përveç kësaj, gruaja ka të drejtë të aseteve të fituara gjatë martesës, që në rastin e Sheikha Mahra do të thotë se ajo do të marrë një pjesë të fitimeve të bizneseve të Sheikh Mana që ka fituar për një vit kur ishin të martuar. Ajo do të jetë e detyruar t’i kthejë, çdo dhuratë që ai i ka bërë gjatë martesës së tyre, por nga ana tjetër ajo ka të drejtë të kërkojë kompensim të konsiderueshëm për dëmet morale dhe psikologjike që i ka shkaktuar i shoqi, duke e çuar në divorc.

Dubai
Share. Facebook
Previous ArticleLarg muzikës, këngëtarja Elsa Lila zbulon projektin e ri: Diçka e bukur po vjen
Next Article Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.