Vdekja e gjashtë turistëve në një hotel luksoz “Grand Hyatt Erawan” në Bangkok, ka nxitur dyshimet për misterin që fshihet pas helmimit të tyre. Sipas dëshmive nuk është dëgjuar asnjë ulërimë ose thirrje për ndihmë. Edhe brenda, me sa duket nuk kishte rrëmuje dhe dreka ishte e paprekur.
Nga jashtë dhomës 502, e vetmja e dhënë për tmerrin ishte fakti që grupi po dilte me vonesë nga hoteli. E megjithatë brenda ishin gjashtë trupa, së bashku me filxhanë çaji me cianid.
Oficerëve nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se ata kishin pirë çajin e helmuar, ose për të zbuluar se cilët ishin viktimat e dukshme. Por disa ditë pasi policia zbuloi ngjarjen tragjike, ka pikëpyetje të mëdha, pse ata dhe kush e bëri.