Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha vjen me një bashkëpunim të ri muzikor së bashku me Kylie Minogue dhe Tove Lo. Kënga titullohet “My Oh My” dhe është publikuar vetëm pak orë më parë.
“Kur pyete: “Si e ke emrin? Cila është shenja jote? Unë jam Kylie, jam Binjakët”, këndon Minogue.
Më vonë Rexha shton se është Virgjëreshë, ndërsa Tove Lo tregon se është Akrep. Me theksin tek shenjat e horoskopit, kënga premton të kthehet në hitin më të ri veror, ku aktualisht është dëgjuar nga 133 mijë persona dhe është pëlqyer nga qindra mijëra të tjerë.