Vajza e presidentit të Kamerunit ka nxitur thashethemet se ajo është në një lidhje të të njëjtit seks pasi postoi një foto ku shihet duke puthur një grua tjetër.
26-vjeçarja Brenda Biya shkaktoi një stuhi reagimesh në publik me këtë njoftim, duke qenë se homoseksualiteti është i paligjshëm në vendin që drejtohet nga babai i saj.
Paul Baya , i cili sot është 91 vjeç, u bë president i Kamerunit 42 vjet më parë dhe është një nga liderët e vendit me mandatin më të gjatë në Afrikë.