Një intro e Podcastit të Afrona Dikës me Blero Muharremin bëri bujë në mediat rozë, kjo pasi ishte dalja e tyre e parë publike pas divorcit.
Ish-çifti u shfaq duke qarë te pyetja se përse mori fund martesa e tyre.
Por, pas shfaqjes së saj ka pasur reagime të shumta ku nuk mungoi as nga vetë këngëtari i cili tha në intervista të ndryshme se duhej dhënë një sqarim për publikun.
Kjo bëri që podcasti i paralajmëruar të mos publikohet deri tani.
Por blogerja duke publikuar një intro më të gjatë zbuloi se sonte në ora 18:00 do të publikohet podcasti i shumëpritur.
View this post on Instagram