![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Diola Dosti, ish-banorja e “Big Brother Vip” e njëkohësisht nutricioniste, është në qendër të medias rozë për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin nga Kosova.
Nëna e tre vajzave, ka folur publikisht për divorcin dhe tradhtin e ish-it kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme.
Por, ish-bashkëshorti i Diolës, gjinekologu i njohur në Kosovë Dardan Baftiu ka bërë publike lidhjen e re, duke prezantuar publikisht partneren.
Ai ka ndarë disa foto ku shihet krah partneres e cila është figurë e njohur në Kosovë. Ajo quhet Bardha Leka dhe ka në pronësi një akademi bukurie.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-24-282x400-1.png)
Kujtojmë se prej disa muajsh, Diola Dosti po shijon romancën me biznesmenin e njohur nga Kosova, Erolld Belegun.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)