Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të në RTSH
Showbiz

Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të në RTSH

12. Juni 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Elhaida Dani, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës së lehtë shqiptare, rikthehet në skenën e festivalit të RTSH këtë vit, por jo si konkurrente.

Elhaida do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.

Prezantimi i saj në këtë post shumë të rëndësishëm për eventin muzikor, që organizohet çdo fund vit në RTSH, u bë nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza.

“Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin, duke pasur parasysh karrirën e saj të jashtëzakonshme duke nisur që nga fitoret e saj në shumë kompeticione muzikore. Me të do të punpojë edhe Bojken Lako, që ishte drejtor i Festivalit të 62-së, i cili ka bërë një nga festivalet më mira që që ka bërë RTSH”, tha z. Peza.

Artistja Elhaida Dani, fituese e shumë kompeticioneve muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit u shpreh entuziaste për detyrën e re. Ajo tha se do të përcjellë të gjithë përvojën e saj personale dhe profesionale në festivalin e 63 të këngës, për të cilin tashmë ka nisur puna.

“Është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Kam lindur dhe jam rritur në Fetstivalin e RTSH-së, dhe falë këti festivali kam shkelur edhe në skenën e Eurovizonit. E di se çfarë do të thotë për artistët shqiptar ky Festival. E di rëndësinë. Do të japë më të mirën time në këtë Festival, por edhe në ato të ardhshmet. Është mundësi e artë për ti treguar edhe Shqipërisë vlerat më të mira. Po synojmë të zgjedhim një skuadër sa më profesioniste, sa më serioze, për të bërë një punë shumë të madhe për këtë Festival dhe ato të ardhshme”, komentoi Dani.

Elhaida Dani ka një karrierë të gjatë dhe të pasur muzikore. Falë zërit të saj të magjishëm, ajo ka ka rrëmbyer shumë çmimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2009, Elhaida fitoi talent show-in ‘Star Akademi’ dhe në vitin 2012 fitoi çmimin e parë në Top Fest. Edhe skena e Festivalit të Këngës në RTSH nuk është e panjohur për artisten, e cila ka konkuruar në vitin 2011 me këngën ‘Mijëra vjet’, ku rrëmbeu çmimin ‘Melodia më e mirë’, ndërsa në vitin 2014 ajo u shpall fituese e festivalit dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2015 me këngën “I’m Alive”. 

Karriera e artistes me orgjinë nga Shkodra, do të shënonte kulmin me pjesëmarrjen e saj në ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013, ku theu të gjithë pritshmëritë, duke u shpallur fituese mes dhjetëra zërave më të mirë italianë.

Ajo arriti të rrëmbente jo vetëm zemrën e publikut shqiptar, por edhe zemrat e atij italian. Pas këtij suksesi të merituar, Elhaidës iu hapën dyert e skenave ndërkombëtare falë edhe bashkëpunimit me këngëtarin dhe kompozitorin Rikardo Kocante, i cili ishte mentori i saj në “The Voice of Italy’.

Elhaida Dani mori rolin e rëndësishëm të Esmeraldës në muzikalin “Notre Dame de Paris”, i cili u shfaq në skenat më prestigjoze të botës dhe ku u prit me duartrokitje të shumta. Gjatë karrierës së saj muzikore, Elhaida ka publikuar dhjetëra këngë që janë mirëpritur nga publiku.

Elhaida Dani
Share. Facebook
Previous ArticleFotografi i njohur norvegjez shpalos arkiven me qindra dëshmi të luftës të dokumentuara me fotografi e video-xhirime
Next Article Paralajmërim për përdoruesit e iPhone: iOS 18, nuk do të funksionojë në disa modele të iPhonet

Related Posts

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.