Një stuhi e fortë e shoqëruar me rrebeshe të mëdha dhe bubullima goditi një pjesë të Serbisë.
Gjendja më e rënduar u paraqit në Kostolacin afër Pozharevcit.
Ra një sasi e madhe shiu. Rrugët në shumë pjesë të qytetit janë përmbytur, ndërsa erërat e forta kanë thyer pemë.
Në media janë publikuar edhe pamje nga pasojat e stuhisë së fortë.
Në videot e publikuara shihet se janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.