Një koncert gala do të mbahet më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Aty do të përformojnë yjet e muzikës si Yll Limani, Vesa Luma, Vullnet Sefaja e Petrit Çarkaxhiu.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.







