Rike Roçi është shpallur fytyra e re e “Lori-Caffé”.
Kompania e kafesë zgjodhi modelen e njohur për të promovuar linjën për kafetë e ftohta në kanaçe.
Por fillimisht ofertën për të qenë imazh e mori vjet Efi, në natën finale në ”Big Brother Albania Vip 2”, por reklama nuk u realizua.
Por duket se dy vajzat nuk kanë aspak hatërmbetje me njëra-tjetrën. Mbrëmjen e sotme ato janë takuar gjatë ‘After Party’ e madje kanë ndarë një video shumë ‘funny’ në rrjetet sociale.
‘Me atë që më mori reklamën’– thotë Efi.
‘Jo, jo nuk ia kam marrë‘– shton Rike duke qeshur.