Një prej të ftuarave në festën e organizuar me ish-konkurrentët e “BBV3” dhe jo vetëm, ka qenë dhe Erjola Doçi, një prej personazheve më të dashur dhe më të komentuar për publikun gjatë periudhës që ka qenë brenda shtëpisë.
Sakaq, sot ajo feston ditën e lindjes dhe padiskutim një urim tepër të veçantë e ka marrë në “After Party-n” e “Big-ut”.
Teksa këndonte në skenë, Fifi bashkë me pjesëmarrësit e tjerë kanë kënduar “Shumë Urime për Ty” posaçërisht për Erjolën.