Kryeministri sllovak, Robert Fico u plagos me armë zjarri pas një takimi të qeverisë, njoftoi agjencia e lajmeve TASR të mërkurën.
TASR citoi nënkryetarin e parlamentit Lubos Blaha i cili ka konfirmuar se Fico u qëllua dhe u plagos.
Një dëshmitar i Reuters tha se dëgjoi disa të shtëna dhe se pa një burrë të arrestuar nga policia.
Dëshmitari i Reuters tha se ai pa zyrtarë të sigurisë duke shtyrë dikë në një makinë dhe duke u larguar.