Jennifer Lopez po akuzohet se është treguar e pasjellshme, e vrazhdë dhe shpërfillëse ndaj një gazetareje në Met Gala, ku ajo shërbeu si një nga bashkëkryesueset e eventit vjetor të modës.
Të mërkurën, reporterja e ‘USA Today’ Anika Reed ndau një video të TikTok të 54-vjeçares duke i dhënë asaj një përgjigje shumë të prerë ndërsa në portret sipas gazetares diva shfaqi një ndjenjë bezdisje ndaj pyetjes së saj, ‘Kush të ka veshur sonte?’
“Schiaparelli”, u përgjigj ajo teksa ecte në shkallët e famshme të Met Gala, ku po i bërtisnin më shumë se 20 gazetarë në të dy anët e tapetit.
Përdoruesit e mediave sociale nuk hezituan ta quanin Lopez se sjellja e saj me gazetaren ishte sikur të ishte ‘fshatare’.
“Shikimi nga lart poshtë lart është çmenduri”, shkroi një përdorues i TikTok nën video.
“Dashamirësia e saj rrezaton përmes ekranit. Po vdes”, tha një i tretë me shaka.
Megjithatë përgjigja shkurt e Lopez ndaj gazetares, mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i saj në përpjekjen për t’u ngjitur shkallëve me fustanin e saj.