Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas skualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.
Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.
Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.
“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër.