WhatsApp pritet të vijë shumë shpejtë me një përditësim të ri ku përdoruesit mund të shohin se cili nga miqtë e tyre ka qenë së fundmi në aplikacion, një lëvizje kjo pretendon se do t’i inkurajojë njerëzit të bisedojnë më shumë.
Sipas testimit beta të parë nga WABetaInfo, përditësimi do të tregojë një listë të njerëzve që kanë qenë së fundmi online, shkruan Metro.
Përditësimi është gjetur në versionet e para-publikimit të të dy versioneve Android dhe iOS të WhatsApp, dhe do të shpërndahet për përdoruesit në javët e ardhshme.
Sidoqoftë, vlen të përmendet se përditësimi është opsional dhe nuk i tregon të gjithë ata që janë në linjë në atë moment.