Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të dërgonte tre banorë në nominim. Ajo vendosi veten, Erjolën dhe Rozën. Atyre iu bashkua edhe Heidi, e cila është në nominim të përhershëm që nga nominimi kokë më kokë me Romeon për finalistin e parë.
Pas zgjedhjes së Françeskës ka reaguar Sara Gjordeni, e cila e ka quajtur të turpshme zgjedhjen e Françeskës.
“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë! Feministja e madhe sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza. Më vjen keq Erjola sepse nuk ke support,” -shtoi Sara në Story-n që më pas e ka fshirë.
Rikujtojmë se Sara u përjashtua nga BBV pikërisht për shkak të një përplasjeje me Françeskën.