Noelia Voigt e cila u kurorëzua si Miss SHBA-ja vitin e kaluar, vendosi të hiqte dorë nga titulli, duke i habitur të gjithë me vendimin e saj.
Modelja e famshme, e cila fitoi konkursin vjetor shtatorin e kaluar, hoqi dorë nga titulli duke përmendur arsyet e “shëndetit mendor”.
Siç ka shkruar në Instagram, ajo beson në marrjen e vendimeve “që janë më të mirat për shëndetin tuaj mendor”.
“Asnjëherë mos e komprometoni mirëqenien tuaj fizike dhe mendore”, ka shkruar ajo në Instagram. “Shëndeti ynë është pasuria jonë.”
24-vjeçarja venezuelano-amerikane, nga Utah, tha se shpreson të “vazhdojë të frymëzojë të tjerët” ndërsa fillon “një kapitull të ri” në jetën e saj.
“Vendosni me përparësi shëndetin tuaj mendor, avokoni për veten dhe të tjerët duke përdorur zërin tuaj dhe mos kini frikë nga ajo që sjell e ardhmja, edhe nëse ndihet e pasigurt”, tha ajo.