Hormonet tuaja janë përgjegjëse për ruajtjen e funksioneve thelbësore të trupit. Pa sasinë e duhur të tyre, gjithçka nga metabolizmi, gjumi dhe cikli menstrual mund të shkojnë keq.
Simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale janë shtimi në peshë, rënia e flokëve, djersitja e tepërt e ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.
Poashtu, niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjëndra ose ciste në gjoks.
Tutje, kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.
Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.