Deklarata e Graciano Taganit se Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj kanë fiksim njëri-tjetrin, ka shkaktuar debate të ashpra në “Big Brother VIP3”
Deklarata e Graciano Taganit se Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj kanë fiksim njëri-tjetrin, ka shkaktuar debate të ashpra në “Big Brother VIP3”.
Tensione dhe përplasje ka patur edhe mes Julian Dedës dhe Romeos, ku nuk kanë munguar ofendimet e shumta.
Juli i tha Veshajt se ai po e përdor këtë ngjarje me moderatoren për vëmendje. Në një moment Deda i shkel syrin Erjolës, ndërsa pas këtij veprimi Romeo iu kthye keq aktorit.
“Kujt i shkel syrin ti?” e pyeti konkurrenti me tone të larta, teksa Juli iu kthye: “Pse e zgjate? Se je pervers ti për këtë e zgjate, se ke qejf me diskutuar këtu”.
Pjesë nga debati:
Romeo: Ki respekt për njerëzit
Juli: Ik largohu
Romeo: Mos i tregoi ti asaj krevatin
Juli: Pis andej