Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon.
Kjo deklaratë e ka revoltuar pa masë Erjolën, ku nuk ka arritur ta mbajë veten dhe ka nisur me ofendime.
Ajo iu drejtuar Françeskës duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes.
Françeska: Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon.
Erjola: Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër Top Channel, s’kam pritur Big Brother, o e çmendur, ti nuk je në terezi.