Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka tronditur Serbinë mëngjesin e sotëm. Mediat serbe raportojnë se fuqia e tij është ndjerë fuqishëm edhe në Rumani.
Mediat serbe shkruajnë se informacionet e para ishin se tërmeti është regjistruar në Rumani me epiqendër në Drobeta-Turnu Severin.
Por, Shoqata Sizmologjike e Serbisë raporton se epiqendra ka qenë afër Tekije, në thellësi 11 kilometra. Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën epiqendrore./rtk