Olsi Bylyku është paditur në gjykatë nga televizioni Top Channel për dëmtim imazhi pas kunjave të artistit në rrjetet sociale pasi u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip. Ka qenë vetë aktori i cili ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale ku ka postuar fletëthirrjen e gjykatës pas padisë së televizionit.
“Padi për shkaktim dëmi”, shkruhet në fletthirrjen e Gjykatës së Tiranës, ndërsa Olsi Bylyku ka shkruar në postim në InstaStory: “Gabim i madh shumë”.
Gjithashtu, aktori i humorit në një postim të gjatë në rrjetin social, është shprehur me ironi se nëse do të humbasë çështjen në gjykatë do t’i duhet të pagujë “Çmimin e madh” 100 mijë euro.
“E nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se ‘shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit’,”- shkruan Olsi Bylyku, teksa thekson se “kam marrë një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality.”