Largimi i Gresa Pallaskës nga seriali “Çka ka shpija” bëri bujë të madhe prej kur u raportua javë më parë në medie, derisa u raportua për një krisje raportesh me kolegun e saj Naser Rafuna, një gjë të cilën e ka mohuar ky i fundit.
Pallaska përfundimisht është larguar nga seriali, derisa tani po raportohet se dikush tjetër do të vijë në rolin e gruas së Xhekut.
Siç raporton Prive, aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë super-prurja në serialin “Çka ka shpija”.
Ajo do të portretizojë rolin e bashkëshortes së personazhit Xhek nga episodi i ardhshëm, ndonëse ende nuk është bërë e qartë si do të funksionojë ky transformim.